Telegrafi

Po ndizte qirinj, bie nga lartësia dhe humb jetën e moshuara në Kishën e Laçit

Pelegrinazhi në Kishën e Shën Ndout në Laç nisi me një tragjedi të martën e parë të saj.

Një e moshuar ka humbur jetën pasi ra nga një lartësi ku po ndizte qirinj.

E moshuara ishte kapur pas një guri dhe në një moment ka rrëshqitur. Pavarësisht dhënies së ndihmës së parë, e moshuara rreth të 70-ve, nuk mundi të mbijetonte, raporton A2 CNN.

Ajo ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Laçit. /Telegrafi/