Jemi mësuar të shohim në filma aksion sesi policia ndjek të dyshuarit me veturë, dhe në disa momente bëjnë akrobacione e madje edhe gjuajnë nga brendësia e veturës, por jo edhe në realitet siç ka ndodhur në Las Vegas.
Një polic derisa i ishte vënë pas një veture me të dyshuarit brenda, në një moment fillon t’i gjuaj me revole, edhe pse me njërën dorë mbante timonin dhe lëvizte me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.
William Umana dhe Paul Solomon nga policia e Las Vegasit po ndiqnin të dyshuarit për vrasje Rene Nunez dhe Fidel Miranda. E gjithë ngjarja filloi në orët e hershme të mëngjesit të 11 korrikut, kur 25-vjeçari Thomas Romero u qëllua disa herë në gjoks, dhe mbeti i varë në vend brenda veturës së tij në pjesën veriore të qytetit.
Policia ishte telefonuar menjëherë, dhe pasi u shfaqën në vendin e ngjarjes dëshmitarët okularë ua kanë bërë me dije se të dyshuarit janë larguar me një veturë të zezë me rrota të mëdha. Dhe sipas këtij përshkrimi dy orë më vonë hasën në një veturë e cila refuzoi të ndalet, edhe pse ata ia bën me dije që të ndalet në skaj të një rruge.
Aty menjëherë u konstatua se bëhej fjalë për vrasësit e Romeros të cilët derisa po i ndiqnin, filluan të gjuajnë me revole policinë, të cilët iu kundërpërgjigjën me të njëjtën monedhë.
Kamerat e vendosura në uniformat e policisë, kanë filmuar momentin kur njëri nga zyrtarët policorë fillon të shtie në drejtim të dyshuarve, duke e bërë xhamin e përparmë me vrima.
Megjithatë kësaj ndjekje i erdhi fundi kur vetura e të dyshuarve përplaset në murin e një shkolle. Por, kur të dyshuarit refuzuan të dorëzohen dhe filluan të vrapojnë që t’i shpëtojnë prangave, policia i qëlloi duke lënë të vdekur në vend 22-vjeçarin Miranda, kurse 30-vjeçari Nunez, i mbijetoi plagëve dhe kështu përfundoi në pranga. /Telegrafi/