Telegrafi

Po ndiqnin koncertin e inaugurimit nga Shtëpia e Bardhë, është nipi tetëmuajsh i Joe Biden ai që “vodhi vëmendjen e të gjithëve”

Presidenti Joe Biden vallëzoi me nipin e tij më të ri në krahë ndërsa shikonte koncertin e inaugurimit nga brenda Shtëpisë së Bardhë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Biden, 78 vjeç, mbajti Beau Biden (tetë muajsh) ndërsa familja ndiqte shfaqjen.

Foshnja është djali i Hunter Biden, 50 vjeç dhe gruas së tij Melissa Cohen, 32.

Çifti u martua në maj të vitit 2019, dy javë pasi u takuan për herë të parë dhe djali i tyre lindi në mars.

Të mërkurën në mbrëmje, presidenti shijoi këngën Lovely Day, duke e kënaqur foshnjën.

Beau i vogël – i quajtur sipas vëllait të ndjerë të Hunter, i cili vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015, në moshën 46 vjeç – gjendej përballë ekranit ndërsa Demi Lovato këndonte.

Ndryshe, më herët të mërkurën foshnja ishte në skenë me prindërit e tij për të parë gjyshin e tij duke u betuar si president i SHBA-së. /Telegrafi/