Telegrafi

Po ndiqej nga ariu, e ajo rrëshqiste pa e vërejtur fare (Video)

Një snowboardere ka regjistruar momentin e tmerrshëm kur ajo po ndiqej nga një ari, derisa ajo ishte duke bërë snowboard – gjë të cilën ajo as që e kishte vërejtur.

Kelly Murphy ishte duke rrëshqitur në borë në Parkun Dimëror Hakuba 47 në Japoni kur ajo e kishte regjistruar pamjet, transmeton Telegrafi.

Video tregon momentin kur ajo po mbathte pajisjet dhe për të regjistruar gjithçka po bënte, kishte vendosur një kamerë.

Por, ndërsa ajo përjeton udhëtim e saj, duke kënduar me zë të lartë një këngë të Rihannas dhe rrëshqet poshtë kodrës, një ari i madh mund të shihet qartë që vjen pas saj.

Edhe pse ai kurrë nuk e kapi, ai duket se po lëvizte me një shpejtësi poshtë malit, prapa sportistes.

Kelly e habitur me pamjet ka postuar videon në YouTube, duke komentuar: “Unë isha duke kënduar ‘Work’ të Rihannas dhe nuk e dija se ishte pas meje!”

Megjithatë, ndër komentuesit në internet ka të tillë që mendojnë se kjo video është një montazh. /Telegrafi/