Lajmi i publikuar mbrëmë në media se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i është hequr dënimi prej 12 viteve burg, vendim të cilin e ka marrë Gjykata e Apelit, si duket do të ndryshojë përsëri.
Burime të Telegrafit mësojnë se ndonëse ish – kryetarit të Skenderajt i është hequr dënimi prej 12 vitesh – nën dyshimin se ka vrarë një person civil, Lushtaku pritet të dënohet me 7 vjet burgim për përgjegjësi komanduese.
Por këto burime theksojnë se qëllimi i politikës është që ish- kryetari i Skenderajt të mbes në burg gjatë kësaj periudhe kohore.
“Dje është pritë që ai të lirohet si i pafajshëm, por diçka ka ndryshuar në momentet e fundit, dhe krejt kjo me qëllim që ai të mos jetë në liri në këtë kohë. Vendimi për burgim me shtatë vite do të dërgohet në Supreme dhe do të tentohet që të prolongohet sa më shumë”, ka theksuar ky burim.
Ndryshe, Gjykata Themelore e Mitrovicës e kishte dënuar Sami Lushtakun me 12 vjet burgim për vrasjen e një civili. /Telegrafi/