Sot ka filluar ndërtimi i shtegut të biçikletave në rrugën “Hakif Zejnullahu” në qytetin e Podujevës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi komuna e Prishtinës, transmeton Telegrafi.
Në njoftim thuhet se me realizimin e shtegut të biçikletave rruga po kompletohet.
“Me realizimin e shtegut të biçikletave rruga “Hakif Zejnullahu” po kompletohet si projekt i përfunduar, ku gjatë vitit të kaluar kjo rrugë është rikonstruktuar në tërësi, duke përfshirë asfaltimin, trotuarin, ndriçimin dhe shtegun e ecjes për persona të verbër”, thuhet në njoftim.
Ky projekt është përcjellur nga drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi. /Telegrafi/