Në fund të viti 2016 nga Italia ishin nisur 1300 kontenjerë me mbeturina të rrezikshme për të përfunduar në deponinë Drisla, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Gjatë rrugës, kontenjerët që u nisën për në Maqedoni, u ”zhdukën” në Shqipëri pasi Maqedonia e ndalon transportin e mbeturinave nga jashtë shtetit.
”Drisla” është kompani e udhëhequr nga kompani italiane.
Kjo deponi nuk ka mundësi ligjore dhe teknike që të mbledh gjith atë vëllim të mbeturinave.
Dokumentet e siguruara nga revista Fokus, thuhet se këto mbeturina janë sjellur në Maqedoni, edhe pse nga kjo deponi thonë se nuk është sjellur kaq vëllim i mbeturinave. /Telegrafi/