Një burrë në Indonezi është filmuar me kamerë amatore duke u kafshuar në fytyrë nga një gjarpër, me të cilin po luante dhe mundohej t’i frikësonte miqtë.
Burri i paidentifikuar po mbante gjarprin rreth qafës dhe qeshte, derisa po ua tregonte masës përfshirë këtu gra dhe fëmijë, transmeton Telegrafi.
Por, të qeshurat për pak sa nuk u shndërruan në tragjedi kur gjarpri befasisht e kafshoi në fytyrë, duke i ngulur dhëmbët e mprehtë thellë në faqet e tij.
Po të mos ishte masa që e ndihmuan që t’ia largojnë gjarprin nga fytyra, ky burrë sigurisht se tani do të ishte i vdekur.
Ndërkaq Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar se nga 81 deri në 138 mijë persona humbin jetën brenda vitit nga kafshimi i gjarpërinjve.