Ky është momenti rrëqethës kur një djaloshi të ri i ngec këmba në shkallët lëvizëse, derisa kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e rëndë që ndodhi në Turqi.
Pamjet e publikuara shfaqin momentin kur nëntëvjeçari derisa po mundohej të ngjitej shkallëve rrëzohet, dhe shkallët duke vazhduar të lëvizin ia bllokojnë këmbën në një nënkalim në Stamboll, transmeton Telegrafi.
Por në momentin më të vështirë i del në ndihmë një grua që besohet të jetë nëna e tij, e cila me çdo kusht mundohet t’ia nxjerr këmbën që i kishte ngecur në shkallët elektrike.
Për t’ia nxjerrë këmbën nga shkallët, është dashur të intervenojnë zjarrfikësit që përdorën pajisje speciale, ndërsa vogëlushi ka shpëtuar me disa gërvishtje të lehta. /Telegrafi/