Nëntë persona kanë vdekur në Afrikën e Jugut dhe tetë rezultojnë të zhdukur pas një përmbytjeje në një lumë që përfshiu besimtarët që merrnin pjesë në një ceremoni kishtare.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, disa nga më shumë se 30 pjesëmarrësit po qëndronin në shkëmbinj në lumë të shtunën kur “vërshoi” një përrua, tha një dëshmitar okular.
Pastori u shpëtua pasi u kap në një degë peme të varur, shtoi dëshmitari ndërkohë që ekipet e shpëtimit rifilluan kërkimin e lumit Jukskei të Johanesburgut të dielën.
@CityofJoburgEMS @CityofJoburgZA @CoJPublicSafety Search
for Alex missing 15 continues this morning along the Juskei river stream 2 bodies recovered last night and one person was rescued recieved medical treatment on site later transported to the nearest health care facility. pic.twitter.com/375dlHPQgd— Cojems Spokesperson (@RobertMulaudzi) December 4, 2022
Pasi gjetën dy trupa të shtunën, ata deri më tani kanë gjetur shtatë të tjerë të dielën, u tha gazetarëve Robert Mulaudzi, zëdhënës i Shërbimeve të Menaxhimit të Emergjencave të Qytetit të Johanesburgut.
Nga 33 që kishin qenë në shërbim, tetë janë ende të pagjetur, thonë autoritetet. /Telegrafi/