Site icon Telegrafi

Po merren masa shtesë për parandalimin e gripit në Maqedoni

Gjithsej 15,800 persona të sëmurë nga gripi kanë kërkuar ndihmë në institucionet shtetërore. Mes tyre ka pasur edhe raste të rënda. Për ndjekje më të mirë të gjendjes në institucionet shëndetësore dhe spitale po merren masa shtesë, informoi në konferencë Jovanka Kostovska, këshilltare shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga të dhënat që i kemi në Institutin për Shëndet Publik, javën e kaluar janë paraqitur rreth 9,500 të sëmurë nga gripi, theksoj të paraqitur, sigurisht numri është më i lartë për shkak të atyre që kanë vendosur të mjekohen në shtëpi. Numri i përgjithshëm është 15,800 të sëmurë nga java e kaluar, mirëpo është e mirë se nuk ka pasur raste të rënda”, deklaroi Kostovska.

Ajo informoi se Komisioni për sëmundje ngjitëse, ka sjellur masa shtesë me qëllim që të ndjeket sa më mirë gjendja, të ndalohet përhapja e gripit dhe shërimi me kohë i të sëmurëve./Telegrafi/

Exit mobile version