Zyrtarët e ndërtimit e kanë shfaqur progresin e deritanishëm, të ssaj që do të jetë statuja më e madhe në botë.
Statuja e Unitetit që po ndërtohet në pjesën perëndimore të Indisë, kur të përfundojë në tetor do të jetë e lartë 183 metra, dy herë më e Lartë se Statuja e Lirisë, si dhe 30 metra më e lartë se ajo që ndodhet në Tempullin e Budës në Kinë, që mbanë rekordin e tanishëm, transmeton Telegrafi.
Ndërtimi në vlerë të 260 milionë eurove po bëhet në ishullin Sadhu, të Shtetit Gujarat, ndërsa ndodhet në mes të ujërave të lumit Narmada.
Imazhet e shpërndara, tregojnë ende strukturën me armatura, që është duke marrë formë, derisa të duket sikur politikani Sardar Vallabhbhai Pater, për nder të së cilit është duke u ndërtuar.
Deri më tani, janë përdorur miliona tonelata beton dhe hekur, ndërsa statuja është mbështjellë nga metali i ricikluar.
Kompleksi do të ketë një galeri kulturore prej 150 metrave, që mundëson zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme, për 200 persona.
Në anën tjetër, është hoteli me tre yje, që ka 128 dhoma, restorantin dhe sallën e konferencave. /Telegrafi/
https://youtu.be/5paMNieYGY0