Telegrafi

Po mbytej në pishinë 7-vjeçari në Michigan, i rrituri noton pranë tij i qetë duke mos e ditur çfarë po ndodhë – i dalin në ndihmë në momentet e fundit

Ky është momenti kur një djalë 7-vjeç shpëtohet pasi po mbytej në ujë në një pishinë, kur dy fëmijë tjerë u nxorën e një i rritur po notonte pranë tij duke mos e ditur se po luftonte për jetë.

Noah Roche, 12-vjeç dhe vëllai i tij Weston Woods, 8, po kënaqeshin në pishinë në Fenton, Michigan, kur panë 7-vjeçarin Griffin Emerson duke luftuar për jetë.

Griffin tentonte të notonte, por pa ndonjë sukses. Kamerat e sigurisë që i ka publikuar zyra e sherifit në Genesee, shfaq kalimtarët e rastit të qetë – duke mos e ditur se Griffin po futej çdo herë e më thellë.

Vogëlushi tashmë do të ishte i vdekur po të mos ishin Noah dhe Weston që e panë në kohë Griffin dhe u futën në ujë për ta nxjerrë, pasi i tërë ishte zhytur

Të tmerruar me atë se çfarë panë, tjerët vrapuan për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për fat të mirë ia arritën qëllimit – e shpëtuan. /Telegrafi/