Telegrafi

Po mbyllej klasa në një shkollë në Francë, një fermer regjistroi delet si nxënës (Video)

Një fermer ka regjistruar 15 dele në një shkollë fillore franceze për të rritur numrin e nxënësve, pasi autoritetet njoftuan planet për mbylljen e një klase.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shkolla “Jules Ferry” në Crêts-en-Belledonne, një fshat në veriperëndim të Alpeve të Grenoble, kishte parë numrin e nxënësve të bien nga 266 në 261.

Por në një akt sfidues, Michel Girerd vendosi të regjistrojë simbolikisht disa prej deleve të tij.

Ndër “nxënësit” e rinj janë Baa-bete, Dolly dhe Shaun.

Siç bëhet e ditur, fermeri u shfaq me delet të tij jashtë shkollës për një ceremoni të veçantë ku morën pjesë rreth 200 mësues, nxënës dhe zyrtarë.

“Tani nuk duhet të kemi asnjë mbyllje”, ka thënë prindi Gaelle Laval, i cili shtoi se sistemi arsimor “nuk ishte i shqetësuar me argumentet në terren, por vetëm me numrat”. /Telegrafi/