Site icon Telegrafi

Po mblidhte kërpudha në mal kur hasi në një çantë, u shokua kur brenda saj gjeti eshtra të foshnjës trejavëshe

Një burrë i cili gjatë 9 shtatorit po mblidhte kërpudha në mal afër qytetit gjerman Firnhajm, ka gjetur një çantë brenda të cilës kishte eshtra të një fëmije.

Bëhet fjalë për një djalë të vogël, i cili nuk kishte më shumë se një deri në tre javë që kishte lindur, transmeton Telegrafi.

Në momentin që kishte ndërruar jetë vogëlushi kishte të veshur një bluzë me kapelë, kurse policia është duke kërkuar ndihmën e qytetarëve që ta zgjedhin këtë rast.

Deri më tani nuk po cilësohet si vrasje apo ndonjë krim, pasi nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së këtij vogëlushi të pafat. /Telegrafi/

 

Exit mobile version