Kinezi Tan Haundiang po mblidhte kërpudha kur e sulmoi një ari gjigant. Kjo kafshë e egër kishte arritur ta rrëzon tri herë në tokë, kurse Tan pas plotë 10 minutave luftë ka arritur t’i ikë.
Megjithatë, vetëm atëherë e kuptoi se mënyra e vetme që t’i shpëtojë është të kërcej nga shkëmbi i lartë. Kështu edhe veproi. Për çudi i shpëtoi edhe kërcimit, por jo edhe shumë plagëve të marra. Ai ishte lënduar në kokë dhe pjesë tjera të trupit, dhe në total kishte pasur mbi 100 “qepje”, transmeton Telegrafi.
“Aty ishte një ari gjigant dhe të vegjlit. Dy prej tyre po qëndronin në një pemë, kurse i madhi kërceu mbi mua. Fillova të vrapoj dhe bërtas si i çmendur, megjithatë ai më zuri”, ka deklaruar Haundiang.
Por, kur arriti në skaj të shkëmbit i tha vetes: “Nëse nuk kërcej, sigurisht se do të më mbyt. Por, nëse i mbijetoj kërcimit, do të jem njeriu më me fat”.
Sidoqoftë ai kërceu, kurse banorët e zonës përreth e dërguan me urgjencë në spital. Aty mjekët konstatuan asnjë organ vital nuk i është dëmtuar, edhe përkundër lëndimeve të shumta. /Telegrafi/