Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in kanë mbjellë një pemë në kufirin e dy vendeve të fortifikuar me pajisje të ndryshme ushtarake.
Ata e mbollën pishën në orët e para të takimit, para se të fillojë samiti i shumëpritur, transmeton Telegrafi.
Siç raporton Reuters, Kim dhe Moon me lopata kanë hedhur dhe në rrënjët e pishës, si dhe kanë vënë një guri në të cilin janë të shkruar emrat e tyre si dhe thënia: “po mbjellim paqen dhe prosperitetin”.
Zyrtarë të Koresë së Jugut kanë pranuar se Kim dhe Moon kanë zhvilluar bisedime “serioze” në fshatin Pandmunjom, në vijën kufitare që ndanë këto dy vende.
Të dy palët janë duke shkruar komunikatën e përbashkët të dy liderëve që do ta publikojnë sapo të jetë gati, ka njoftuar gjatë pauzës zyrtari i Koresë së Jugut, Jun Jang-chan.
Ai ka shtuar se bashkëshortja e liderit verikorean Ri Sol-ju do t’ju bashkohet Kimit dhe Moon gjatë drekës. /Telegrafi/