Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia nxitoi drejt bllokut luksoz të apartamentit në qendër të qytetit pas marrjes së njoftimeve për të shtëna sporadike nga një ‘lartësi’, rreth orës 7 të mëngjesit të së martës.
Siç thuhet më tej, ata rrethuan ndërtesën dhe ‘po e përcillnin’ personin e armatosur. Ata negociuan me të, ndërsa ai po mbante një grua peng.
Ekipi i SWAT pastaj thuhet se sulmoi apartamentin dhe qëlluan të dyshuarin. Ata e morën në burg ku ai vdiq nga plagët e tij. Nuk pati raportime për lëndime.
Femra që ishte duke u mbajtur peng nga ai, ishte në gjendje të dilte e padëmtuar.
“Është e traumatizuar dhe e tronditur”, kanë thënë autoritetet. /Telegrafi/