Telegrafi

Po martohet ‘Kemali’, e fejuara e tij organizon atë që njihet si ‘nata e kanës’ (Foto/Video)

Burak Ozcivit do të martohet me aktoren e njohur turke, Fahriye Evcen, ndërsa është planifikuar që dasma e tyre të jetë madhështore.

Çifti ka vendosur që dasmën e tyre ta bëjnë në bazë të zakoneve dhe sigurisht se nata e kanës nuk do të mungonte nga bukuroshja turke, transmeton 21Media.

Lexo po ashtu Jeta e pasur romantike, bukuroshet me të cilat ka qenë në lidhje ‘Kemali’ (Foto)

Në rrjete sociale, janë shpërndarë disa fotografi të shumta në të cilat e fejuara e aktorit të njohur shihet e veshur me fustan të kuq teksa e kanë rrethuar vajzat me veshje kombëtare.

Shumë fytyra të njohura në Turqi kanë marrë pjesë në natën e kanës, e cila ishte organizuar për mrekulli.

Më poshtë jua sjellim një video dhe disa fotografi nga ky organizim.