Burak Ozcivit do të martohet me aktoren e njohur turke, Fahriye Evcen, ndërsa është planifikuar që dasma e tyre të jetë madhështore.
Çifti ka vendosur që dasmën e tyre ta bëjnë në bazë të zakoneve dhe sigurisht se nata e kanës nuk do të mungonte nga bukuroshja turke, transmeton 21Media.
Në rrjete sociale, janë shpërndarë disa fotografi të shumta në të cilat e fejuara e aktorit të njohur shihet e veshur me fustan të kuq teksa e kanë rrethuar vajzat me veshje kombëtare.
Shumë fytyra të njohura në Turqi kanë marrë pjesë në natën e kanës, e cila ishte organizuar për mrekulli.
Më poshtë jua sjellim një video dhe disa fotografi nga ky organizim.