Një turist amerikan që po lundronte me motoski, është përplasur nga një anije e madhe e peshkimit në ishujt Karaibe, e ky moment është filmuar me kamerë amatore.
Mike Higbee po eksploronte ujërat e ishujve, kur në një moment u godit nga një anije peshkimi që po lëvizte me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.
“E dija se do të jetë një goditje e fuqishme. Ishte diçka e pashmangshme”, ka deklaruar Higbee në një intervistë për emisionin “Good Morning America”.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq Mike duke lundruar me motoski, kur befasisht i afrohet me shpejtësi të madhe anija e peshkimit dhe e godet, për fat të mirë ai i ka shpëtuar më të keqes.
Ishte punonjësi i një jahti që ishte ndalur jo larg vendit ku u përplasen, që kërceu në ujë dhe e nxori Higbee që ishte mbuluar në gjak dhe kishte humbur vetëdijen.
Me të dërguar me urgjencë në spital, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe për pak ditë është rikuperuar plotësisht. /Telegrafi/