Një djalë i ri nga qyteti turk i Izmirit ishte duke luajtur video-lojëra në dhomën e tij, kur në mënyrë të befasishme gjithçka brenda dhomës së tij filloi të lëkundej.
Fillimisht ai nuk reagon edhe aq shumë me panik, por kur e kupton se dridhjet sa vinin e bëheshin më të fuqishme, u ngrit në këmbë për të dalë nga dhoma, transmeton Telegrafi.
E ky moment është filmuar nga kamera që e kishte të vendosur mbi kompjuter, dhe ka kapur momentet rrëqethëse të riut që bën të pamundurën për t’i shpëtuar më të keqes.
Videoja e publikuar më poshtë deri më tani është shikuar nga miliona njerëz, dhe besohet të ketë ndodhur në qytetin e Izmirit. /Telegrafi/
#deprem çok kötü sallamış geçmiş olsun herkese pic.twitter.com/cJc2mFobgc
— fiyatı ne (@fiyatinee) October 30, 2020