Telegrafi

Po luante rolin e të lënduarit, shtrihet në tokë – qeni ia prish shfaqjen duke iu afruar për ta “ndihmuar” aktorin turk

Një moment i këndshëm është filmuar gjatë një shfaqje teatrale që është zhvilluar në ambient të hapur në Turqi, ku një aktor i cili po shtirej gjatë shfaqjes kinse është lënduar, pengohet nga një qen i rrugës i cili i afrohet për ta “ndihmuar”.

Numan Ertugrul Uzunsoy po qëndronte i shtrirë në tokë gjatë shfaqjes që ishin mbledhur turma për ta shikuar, por ai u pengua nga qeni që iu afrua nga pas ku filloi ta lëpijë në fytyrë dhe ta “ledhatoj”, transmeton Telegrafi.

E për të mos e penguar shfaqen, aktorët tjerë e larguan qenin edhe pse të gjithë filluan të duartrokasin për qenin që dukej se ishte i gatshëm për ta ndihmuar aktorin e “lënduar”.

“Rolin që e luaja ishte i lënduar dhe kishte dhimbje të mëdha. Ai rrëzohet në tokë nga kali dhe mezi merr frymë”, ka deklaruar Uzunsoy. /Telegrafi/