Telegrafi

Po luante me revole, rastësisht i shkrep dhe e qëllon në kokë mikun – ngjarja po transmetohej live në Facebook (Video, +18)

Një vajzë në Teksas është arrestuar pasi është filmuar live në Facebook duke e qëlluar në kokë një burrë, derisa po luante me revole të mbushur.

Videoja që kur është publikuar në mediat sociale është shikuar nga mijëra persona, shfaq momentin kur Devyn Holmes qëllohet në kokë, transmeton Telegrafi.

Holmes, 26-vjeç, baba i dy fëmijëve, është duke luftuar për jetë, pasi u qëllua në kokë në një parking të pompës së derivateve në Valero të Houston të Teksasit.

Ndërkaq, Cassandra Damper, 25-vjeçe, e cila e qëlloi Holmes-in, po akuzohet për këtë veprim të tmerrshëm. Mbi Damper-in rëndojnë akuza për fabrikim të provave, pasi është munduar të shlyej gjurmët e gishtërinjve në revole.

Ajo ka pranuar në polici se nuk e kishte ditur se revolja ishte e mbushur, ndërsa personi i tretë që ishte në veturë ka shpëtuar pa lëndim trupor por edhe pa ngritje të akuzës. /Telegrafi/