Site icon Telegrafi

Po luante në oborr, plumbi qorr qëllon gjashtëvjeçaren në Podujevë (Video)

Një vajzë gjashtëvjeçare është plagosur nga një plumb qorr në oborrin e saj në Obranqa të Podujevës.

Fatkeqësia, vogëlushes Viktoria Seta i ndodhi përderisa ajo po luante me fëmijët e tjerë në oborr – plumbi qorr atë e goditi në gjoks.

“Mbesa ime Viktoria është plagosur me një plumb qorr, derisa ajo po luante me fëmijët e tjerë në oborr”, shprehet familjarja e Viktorias për televizionin KlanKosova.

Vajza e plagosur është dërguar në spital dhe fatmirësisht jeta e saj është jashtë rrezikut për jetë, por plumbi ende nuk i është hequr.

“Jemi duke pritur këtu atë, për jetë a vdekje”, shprehet e shqetësuar e ëma e vogëlushes së plagosur.

Ndërsa babai i të plagosurës, shprehet se ky rast i ka shqetësuar shumë rëndë.

“Rastin e kemi përjetuar shumë rëndë, na ka shqetësuar shumë ky rast neve si prindër. Po presim të shohim si po shkojnë punët për vajzën”, thotë ai.

Policia ne Podujevë është marrë menjëherë me rastin, por ata e pranojnë që raste të ngjashme si ky janë të shpeshta.

Exit mobile version