Telegrafi

Po luanin golf kur para syve të tyre shfaqet aligatori gjigant (Foto/Video)

Ky është momenti kur një aligator futet në fushën e golfit dhe ua ndërprenë lojën disa të rinjve, që po shijonin rrezet e diellit.

Lojtarët e pushtuar nga paniku menjëherë vrapuan për tek veturat e tyre të golfit për të ikur, pasi para tyre u shfaq një aligator me përmasa gjigante, transmeton Telegrafi.

Shumë pre burrave që ishin prezent mbetën të habitur, për faktin se si ka mundësi që një aligator të shfaqet në fushë dhe të shëtit thuajse ky është “territor” i tij.

“Kam pasur rastin të shoh ketrin duke u munduar t’i vjedhë topat, por diçka me përmasa të tilla kurrë nuk kam parë”, ka deklaruar njëri prej lojtarëve.

Në atë fushë po mbahej edicioni i dhjetë i garës së golfit, por loja u ndërpre në momentin që para syve të tyre u shfaq krijesa gjigante. Për fat të mirë askush nuk është lënduar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në ishullin Kiwah në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/