Telegrafi

Po luanin bixhoz, policia arreston tetë persona në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, sot në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 01:05, ka pranuar një informacion inteligjent, se në një lokal në fshatin Kosinë të Ferizajt, dyshohet se disa persona janë duke zhvilluar aktivitet joligjorë, duke luajtur bixhoz.

“Njësitet reaguese dhe hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, menjëherë ju kanë përgjigjur këtij informacioni dhe kanë identifikuar lokalin e dyshuar, ku aty kanë hasur tetë (8) persona duke luajtur bixhoz.

Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e duhura hetimore, duke bërë fotografimin si dëshmi materiale, të 405 çipave që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 7 palë të letrave që janë përdorur për të luajtur bixhoz, poashtu një fletore që të dyshuarit ishin duke e përdorur për të shënuar aktivitetin e tyre gjatë kësaj loje të paligjeshme, të cilat janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas intervistimit nga policët e Njësisë së Hetimeve, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të gjithë personat e dyshuar , meshkuj , kosovarë me inicialet (J.S 23 vjecar, A.I 25 vjecar, B.I 33 vejacar, A.T 28 vjecar , A.B 34 vjecar, M.R 51 vjecar, R.M 33 vjecar dhe S.M 38 vjecar), janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /Telegrafi/