Site icon Telegrafi

Marseille pritet të bëhet klubi më i pasur në botë, me një buxhet 200 milionë euro dhe me Zidanen trajner

Fondi i investimeve publike saudite, i cili zotëron edhe Newcastle, duhet ta blejë ekipin e Marseille në fillim të vitit të ardhshëm dhe në këtë rast Zinedine Zidane do të ulej në stolin e ish-kampionit evropian.

Paratë e grupit saudit janë praktikisht të pakufizuara, prandaj Neëcastle mori pseudonimin “klubi më i pasur në botë”,dhe kjo u pa edhe pas rezultateve të skuadrës nga Anglia, e cila fitoi menjëherë një vend në Ligën e Kampionëve.

Canal+  njoftoi se Frank McCourt, pronari aktual i Marseille, do të mbyllë marrëveshjen me sauditët dhe transferimi zyrtar i klubit në Fondin e Investimeve Publike të Arabisë Saudite do të bëhet në janar.

Shuma për të cilën do të shitej Marseille do të jetë rreth 400 milionë euro. Nëse gjithçka realizohet, në Ligue 1 do të ishim dëshmitarë të një “derbi” arab me PSG-në, një klub në pronësi të një konsorciumi nga Katari.

Pasi të marrin Marseillen, sauditët do të fillojnë të bëjnë një plan nga pikëpamja sportive dhe gjithçka do të sillej rreth Zinedine Zidane, i cili dyshohet se ka pranuar të marr klubin e Marseilles nëse do t’u shitej arabëve.

Trajneri që shkroi historinë me Real Madridit pritet të ulet në stolin e skuadrës franceze nga janari dhe sauditët i kanë premtuar një buxhet transferimi prej 200 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Manchester United merr vendim për Erik ten Hag, pas lajmeve se Zinedine Zidane do të zbarkojë në 'Old Trafford'

Marseille aktualisht është në vendin e nëntë në kampionat dhe ka fituar 13 pikë pas dhjetë ndeshjesh dhe drejtohet nga legjenda italiane Gennaro Gattuso.

Si trajner i Real Madridit, Zidane fitoi tre trofe të Ligës së Kampionëve, dy La Liga, dy Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa Evropiane dhe dy Superkupa Spanjolle.

Hera e fundit që ai drejtoi Real Madridin ishte dy vjet më parë./Telegrafi/

Exit mobile version