Një nënë e cila po ligjëronte online para nxënësve përmes aplikacionit Zoom, mbeti me fytyrë të skuqur kur në kuadër të kamerës u shfaq i biri i saj që ishte zhveshur tërësisht.
Videoja 14 sekondëshe që po qarkullon në masë të madhe nëpër rrjete sociale, shfaq të birin e arsimtares, Tayvionin i cili “shëtit” lakuriq prapa shpinës së saj, transmeton Telegrafi.
Ajo në ato momente kishte fituar vëmendjen e nxënësve derisa po u ligjëronte, kur nga pas u shfaq i riu që ishte lakuriq.
“Oh zot, çfarë bën këtu, fike kamerën”, dëgjohet duke bërtitur arsimtarja. /Telegrafi/