Telegrafi

Po lëvizte me veturë natën në një rrugë me zhavorr, kanguri i shfaqet nga “askund” australianit – përplaset në xhamin e përparmë

Një shofer në Australiai përjetoi shokun më të madh në jetë, kur në mes të natës në një rrugë me zhavorr, iu hodh përpara mjetit një kangur të cilin e goditi me xhamin e tij të përparmë.

Shoferi po udhëtonte me një SUV në një rrugë me zhavorr në zonën rurale në Australi, kur u befasua pasi para syve iu shfaq kanguri, transmeton Telegrafi.

Kamera e vendosur brenda veturës, ka kapur momentin kur kanguri del nga errësira dhe përplaset në xhamin e përparmë.

Shumica e aksidenteve të tilla në Australi ndodhin gjatë natës, kurse zakonisht “viktima” janë kryesisht kafshët e egra.

Videoja është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, kurse brenda pak orëve është bërë virale. /Telegrafi/