Telegrafi

Po lëvizte me shpejtësi të madhe për t’i ikur resë së hirit të vullkanit që la të vdekur 69 persona, megjithatë ajo e “përpinë” (Video)

Ky është momenti dramatik kur një veturë “përpihet” nga reja e hirit si rezultat i shpërthimit të vullkanit në Guatemalë, që ua mori jetën 69 personave.

Pamjet amatore të filmuara brenda veturës, shfaqin shoferin i cili bën të pamundurën që t’i ikë resë së zezë e cila përkundër lëvizjes së tij të madhe e arrin dhe e mbulon, sa që për një moment duket se e përpinë, transmeton Telegrafi.

Dikush dëgjohet duke bërtitur: “vrapo, po vjen. Të ikim”. Megjithatë reja e hirit të vullkanit e zë atë dhe shumicën e qytetarëve që po i iknin.

Autoritetet e Guatemalës kanë konfirmuar vdekjen e 69 personave, derisa qindra tjerë kanë kërkuar ndihmë në spitale. Në mesin e të vdekurve janë edhe disa fëmijë. /Telegrafi/