Telegrafi

Po largohet flamuri kombëtar “Te Rrethi”, për t’u vendosur ai i Kosovës

Derisa debatet se cili flamur duhet të vendoset “Te Rrethi” në hyrje të Prishtinës, aktualisht disa persona janë duke e larguar flamurin kombëtar për ta vendosur atë shtetëror.

Se cili flamur duhet të vendoset në këtë vend, ka qenë njëra prej temave më të diskutuara gjatë ditëve të fundit.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se ka urdhëruar vendosjen e flamurit shtetëror “Te Rrethi” në Prishtinë.

“Sot kam dhëne detyrë që flamuri i Kosovës te vendoset ‘Te Rrethi’. S’ka shqiptar që s’e nderon flamurin shqiptar”, tha Haradinaj.

Ndryshe, kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti,  përmes një shkrimi, pati deklaruar se kjo është në përgjegjësi të institucioneve të shtetit të Kosovës, pra më saktësisht Qeverisë, e jo e Komunës së Prishtinës./Telegrafi/