A është Harry Styles i famshmi tjetër që do t’i bashkohet botës së bukurisë?
Sipas dokumenteve të fituara nga Page Six Style, këngëtari u emërua kohët e fundit si drejtori i një kompanie të sapo regjistruar e cila premton të ofrojë parfume dhe produkte kozmetike.
Kompania, e quajtur “Pleased As Holdings Limited”, u regjistrua në Drejtorinë e Kompanisë së Mbretërisë së Bashkuar në 25 maj, dhe u përmend nga llogaria e fansave të Styles @TheHarryNews në Twitter, të premten.
Harry is listed as a director under a new company, for perfume and cosmetics, as of May 25th. The company is named “PLEASED AS HOLDINGS LIMITED” as of now 👀 pic.twitter.com/m3R5w5CPfp
— Harry Styles Updates. (@TheHarryNews) May 28, 2021
Emma Spring – e cila ka qenë ndihmëse e Harry për vite me radhë dhe madje është nëna e kumbarit të tij, Arlo, për të cilin këngëtari ka një tatuazh – është renditur si drejtoresha tjetër e kompanisë.
“Pra, kjo është ajo që ai bën kur nuk dëgjojmë prej tij me muaj”, shkroi një fansa në Twitter . “Shumë i hutuar, por në rregull”, shkroi një tjetër .
So this is what he does when we don’t hear from him in months 😂
— Mads_bored x (@1Ddaily_Promo) May 28, 2021
Të tjerët sugjeruan që ndoshta produktet kozmetike të premtuara mund të përfshijnë grimin ‘unisex’ ose manikyrin e thonjve , pasi këngëtari njihet për manikyrët e tij të modës dhe stilin ‘unisex’. /Telegrafi/