Site icon Telegrafi

A po kthehet Trumpi në Twitter?

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të premten se ka në plan të përdorë platformën e tij të mediave sociale, Truth, pavarësisht se Elon Musk ka blerë Twitterin, i cili ka premtuar të rikthejë llogarinë e Trumpit në Twitter.

“Më pëlqen Elon, por po qëndrojë në platformën Truth”, tha Trump për Fox News në një intervistë pa deklaruar nëse nuk do të postonte në Twitter, nëse i kthehet llogaria.

Twitter bllokoi llogarinë e Trumpit pas trazirave të mbështetësve të tij më 6 janar 2021 në Kapitolin e SHBA-së, transmeton Telegrafi.

Musk ka thënë më parë se do të rivendoste llogarinë e Trumpit, por ky i fundit më pas tha se nuk do të kthehej.

Siç bëhet e ditur, Musk tashmë mori në pronësi mediumin social Twitter, derisa thuhet se ka shkarkuar drejtuesit kryesorë të kompanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version