Site icon Telegrafi

Po kthehet Muja

Ish-mesfushori i disa skuadrave elitare të vendit tonë, për shkak të një lëndimi të pësuar kohë më parë ka mbetur jashtë terrenit në stinorin vjeshtor të këtij kampionati.

Mesfushori prishtinas, mendon se në janarin që vjen do të jetë i aftë të kthehet në fushën e blertë, aty ku edhe e ka vendin.

“Në janar do të kthehem në fushën e blertë. Rikuperimi ka ecur mirë dhe mendoj se në janar do të jem i aftë të kthehem në terren”, ka thënë të mërkurën për Kosovapress, Dragusha.

“Unë jam pjesë e Flamurtarit, por për shkak të lëndimit nuk kam zhvilluar asnjë ndeshje më këtë skuadër, por dëshira ime është kur të kthehem të luajë në Superligë”, tha ai.

Dragusha thotë se akoma nuk ka biseduar më asnjë skuadër elitare, por sipas tij, oferta do të vijnë. Ai mendon se ende mund t’i jep futbollit të Kosovës.

“Aktualisht nuk jam në negociatat me asnjë klub të Superligës, sepse deri në janar ka kohë. Sigurisht se ofertat do të vijnë. Do t’i shqyrtojë të gjitha ofertat dhe do të vendosi për të ardhmen time, sepse unë akoma mund t’i jap futbollit tonë”, ka theksuar Dragusha.

Ai shpreson se deri në afatin e janarit do të arrijë formën e tij më të mirë dhe te jetë i gatshëm për sfidat pranverore. /Kosovapress/Telegrafi/ 

Exit mobile version