Një shofer që brenda veturës kishte të vendosur një kamerë që po filmonte udhëtimin e tij, ka kapur momentin kur një shpend derisa fluturonte godet telin e shtyllës elektrike dhe “piqet për së gjalli”.
E gjithë ngjarja është filmuar në Illinois të SHBA-ve, ku shoferi as që kishte menduar se do të jetë dëshmitar i një ngjarje të pazakontë, transmeton Telegrafi.
“Isha duke u kthyer në shtëpi kur befasisht dëgjova një shpërthim dhe në qiell pashë se një shpend po digjej për së gjalli”, ka shkruar autori i videos së publikuar në internet.
Në anën tjetër, shpendi në momentin që pati kontakt me telin e shtyllës elektrike, rrëzohet në tokë, ndërsa sipas autorit të videos nuk dihet nëse ka shpëtuar.
Por, gjykuar nga pamjet gjasat janë shumë të vogla, për faktin se zjarri e kaplon tërë trupin e shpendit. /Telegrafi/