Telegrafi

Po kryente lojëra të fatit në lokalin e tij, arrestohet i dyshuari nga Fushë Kosova

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

“Në cilësi të provave materiale nga lokali i të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një server i modifikuar, një skaner për regjistrimin e tiketave të lojës, një DVR i kamerave, një hardisk, një printer i tiketave, dy monitorë të kompjuterëve, një shtëpizë e kompjuterit dhe një thes i mbushur me tiketa të luajtura”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/