Pilotët e dy aeroplanëve luftarakë rusë Su-34 kanë arritur të ulen në mënyrë të sigurt pasi aeroplanët e tyre u përplasën gjatë një fluturimi stërvitor.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, deri te aksidenti erdhi kur njëri aeroplan goditi kabinën e tjetrit me krahun e tij dhe ata u përplasën përsëri kur u përpoqën të largoheshin nga njëri-tjetri.
Për fatin e mirë të tyre bëhet e ditur se të dy aeroplanët arritën të aterrojnë, me pilotët e palënduar.
Por kabina dhe motori i njërit prej aeroplanëve ka pësuar dëmtime, ndërsa tjetri humbi pajisjet e saj elektronike të luftës.
Ndërkohë autoritetet kanë krijuar një komision për të hetuar nëse përplasja ishte rezultat i pakujdesisë nga ana e ekuipazheve. /Telegrafi/