Site icon Telegrafi

A po krijohet një tjetër fuqi futbolli në Evropë: Miliarderët e PSG-së blenë Bragan, klube si Porto, Benfica dhe Sporting tani duhet të kenë kujdes

Miliarderi nga Katari, Nasser Al-Khelaifi dhe Qatar Sports Investments janë bërë pronarët të klubit prestigjioz portugez Braga.

Pas një investimi të suksesshëm në Paris Saint Germain, Al-Khelaifi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë shtuar sot në listën e klubeve Bragan portugeze, e cila prej vitesh luan në futbollin elitar evropian dhe nuk ka nevojë për investim të madh për të luajtur një rol të rëndësishëm në Evropë.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, gjithçka është mbyllur dhe Al-Khelaifi bleu 22 për qind të aksioneve të klubit portugez.

“Jo vetëm PSG. Katar Sport Investment ka blerë një pakicë të aksioneve në klubin portugez Braga. QSI do të ketë 21.67 për qind të klubit”, ka shkruar Romano.

Pronarët e Bragës nga administrata aktuale janë të gëzuar për bashkimin e Al-Khelaifi në klub.

Ata kanë mjaft aksione të mbetura për të marrë vendimet e tyre dhe mbështetja e miliarderëve të Katarit do të kontribuojë vetëm në zhvillimin e klubit.

Presidenti i Bragës, Antonio Salvador shpreson se partneriteti i ri do ta ndihmojë ekipin në Ligën Primeira dhe se është një ditë e mrekullueshme për klubin, tifozët dhe qytetin.

Duke ditur se sa investojnë sheikët në futboll, nuk do të ishte çudi nëse Braga do të fillonte të dominonte futbollin portugez brenda pak vitesh.

Nga ana tjetër, Al-Khelaifi është krenar që investon në një klub shembullor portugez si Braga. /Telegrafi/

Exit mobile version