Site icon Telegrafi

Po krasiste pemët, preu rastësisht kosheren – i riu nga Ohio përfundon në koma pasi mbi 20 mijë herë e pickuan bletët

Një 20-vjeçar nga Shtetet e Bashkuara ka rënë në komë, pasi që është pickuar 20 mijë herë nga bletët, raportojnë mediat amerikane.

Austin Bellamy aktualisht është në respirator në spitalin Cincinati të Ohios, transmeton Telegrafi.

Bellamy ishte duke krasitur pemët, kur rastësisht preu edhe kosheren e bletëve që e sulmuan së bashku me gjyshen dhe xhaxhain që gjendeshin afër tij.

I riu është pickuar mbi 20 mijë herë dhe ka përpirë rreth 30 bletë. E mjekët në spitalin ku po trajtohet, thanë se u është dashur një ditë e tërë që t’ia nxjerrin bletët.

Gjithashtu ata besojnë se do të shërohet plotësisht, por se nga pickimi i shumtë nevojitet kohë që të marrë veten. /Telegrafi/

 

Exit mobile version