Oficerët e policisë kroate me gjasë kanë shpëtuar jetën e nëntë shtetasve të huaj, të bllokuar në një arkë druri në zonën e ngarkesave të një automjeti kontrabandist.
Një zbulim i tillë, sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, siç është raportuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kroacisë, është bërë në autostradën Zagreb-Lipovac afër vendpushimit Rastovica.
Siç thuhet tutje, oficerët e policisë vunë re një arkë, të përdorur për transport – derisa po inspektonin një automjet Volkswagen Crafter me regjistrim polak.
Arka ishte e mbyllur me vida, dhe zërat e shqetësuar të disa njerëzve vinin prej saj.
Duke e hapur atë, oficerët e policisë gjetën dhe ndoshta shpëtuan jetën e nëntë shtetasve të huaj (tre burra, dy gra dhe katër të mitur).
Në kohën kur u hap arka, oficerët e policisë ndjenin një temperaturë të ngritur dukshëm dhe ajër të dendur.
Njerëzve u është ofruar menjëherë kujdes mjekësor, ndërsa Qendra e Mirëqenies Sociale për të Mitur caktoi një kujdestar special. /Telegrafi/