Telegrafi

Po kontrabandonin 1.2 ton kokainë, zhytet anija e tyre në mes të Oqeanit – shpëtohen nga rojet bregdetare kolumbiane

Një grup trafikantësh të drogës janë shpëtuar nga rojet bregdetare kolumbiane, pasi anija e tyre e mbushur me pako të kokainës ishte zhytur në oqean, duke bërë kështu që pakot e kokainë (1.2 ton) të qëndrojnë mbi sipërfaqe të ujit.

Forcat detare të Kolumbisë kishin vërejtur disa burra duke u munduar të qëndrojnë mbi ujë, dhe duke u mbajtur në pakot me kokainë në Oqeanin Paqësor, rreth 30 milje larg bregut Tumaco, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave lokale tre burra kishin qëndruar në ujë për të paktën tre orë të rrethuar nga pakot e kokainës që pluskonin mbi ujë, pasi ishte të mbështjellura me ngjitës dhe qese të najlonit.

Ata po i shfrytëzonin “tullat” si jelekë shpëtimi, derisa para tyre u shfaqen rojet bregdetare që i nxorën nga uji. Sipas autoriteteve të sigurisë, pakot përmbanin 1.2 ton kokainë, kurse burrat e shpëtuar menjëherë janë dërguar në paraburgim.

Ata pritet të akuzohen për trafikim me lëndë narkotike, ndërsa rojet bregdetare kolumbiane kanë bërë të ditur se vetëm gjatë këtij viti kanë konfiskuar 163 ton kokainë. /Telegrafi/