Adam Hlozek është shpresa e madhe e futbollit çek, pasi talenti i madh ka filluar që dy vite shkëlqimin me Spartën e Pragën.
Në Çeki të gjithë kanë sytë nga Hlozek, pasi mesfushori ofensivë po konsiderohet si Thomas Rosicky i ri në këtë shtet.
Ky epitet i është vendosur Hlozekit, falë pozicionit të njëjtë që e luajnë me legjendën çeke, por edhe stilin e lojës shumë të ngjashëm.
19-vjeçari ka dy vite e gjysmë që është pjesë e ekipit të parë të Sparta Pragës dhe është bërë lider në këtë skuadër.
Hlozek këtë edicion ka zhvilluar 27 ndeshje, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar 12 asistime.
Dy skuadrat e mëdha gjermane, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë duke monitoruar tash e disa kohë talentin çek dhe janë interesuar për transferimin e tij.
Te Sparta janë të gatshëm ta shesin xhevahirin e tyre, por vetëm nëse vije një ofertë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/