Telegrafi

Po komentonin ndeshjet e fundit të futbollit, gazetarit sportiv nga Kolumbia i bie ekrani gjigant mbi kokë

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë mund të ketë edhe të papritura, e këtë e dëshmon më së miri një emision sportiv në Kolumbi, ku në panel ishin ftuar ekspertë të futbollit që po komentonin ndeshjet e fundit.

Por ishte gazetari sportiv Carlos Orduz që i shpëtoi më të keqes, kur ekrani gjigant që ishte prapa shpinës së tij u shemb dhe përfundoi mbi kokën e tij, transmeton Telegrafi.

Përplasja ishte aq e madhe sa që gazetarin e rrëzoi me fytyrë për tavolinë, duke detyruar regjinë që të futin marketing për ta ndihmuar Orduzin.

Por pa kaluar shumë orë, ishte vetë gazetari që shkroi në rrjetet sociale se ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, edhe pse në shikim të parë dukej se e ka pësuar keq. /Telegrafi/