Telegrafi

Po këtu, a po e shihni pandën? (Foto)

Ilja Klemencov nga Fondacioni i Botës së Egër, e ka plasur në internet një fotografi në të cilën shihet qartë një panda, prapa trungut të një peme, transmeton Telegrafi.

Me këtë fotografi, aktivisti nga Rusia ka kërkuar të bëhet më shumë në mbrojtjen e pandave dhe kafshëve tjera.

Me fotografinë parodike, Klemencov ka dashur të tregojë se sa banale mund të jenë këto mashtrime optike, që shpërndahen shpejtë në rrjete sociale. /Telegrafi/