Telegrafi

Po kërkonin për të mbijetuar, pamjet e rënda tregojnë se si rrënojat iu shembën mbi kokë ekipeve të shpëtimit në Hatay të Turqisë

Një video e shpërndarë nga mediet e huaja kapi momentin kur një sërë rrënojash ranë mbi ekipet e shpëtimit derisa po kërkonin për të mbijetuarit e tërmetit nën rrënoja. Pamjet u xhiruan në provincën Hatay të Turqisë.

Si rrjedhojë e kësaj këto mbeturina objektesh varrosën një shpëtimar, transmeton Telegrafi.

Një punëtor mbeti i bllokuar, por më vonë u nxor nga aty me lëndime të lehta.

Lexo po ashtu 47-vjeçari në Turqi reciton ajete të Kuranit derisa ekipet e shpëtimit po përpiqeshin ta zhbllokonin prej rrënojave

Ndryshe nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri mbetën të vrarë mbi 25 mijë persona. /Telegrafi/