Telegrafi

Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Pushimet mbaruan dhe është koha që të kthejmë përsëri fokusin në karrierat tona.

Me mundësitë e arta që industria e teknologjisë ofron vjen edhe mundësia e punës në kompani të njohura dhe të zhvilluara.

Duke e parë kapacitetin tonë si shoqëri për të nxjerrë talentë të zotë në fushën dinamike të teknologjisë, Creative Hub, një akademi e njohur e zhvillimit profesional vendosi që të organizojë Tech Job Fair – një panair pune, i fokusuar në teknologji.

Qëllimi i këtij panairi të punës është që të bashkojë në një vend kompanitë, të cilat janë në kërkim të talentëve të rinjë, si dhe këta talentë me kompanitë, të cilat ofrojnë mundësi rritje dhe zhvillimi.

Kompani si Raiffeisen Bank, Telegrafi Jobs, TEB, Herzwill, Ipko, The HeadHunter, NovaLab, Talent Network Kosova, Brandfluence, Origin3, XponentL Data, SunnyHill Tech, Pabau, Polar Bear, Sonnecto, Radix, AnchorzUp, Gjirafa, HorizonPlus, BKT, Sphise, Kosbit, Avdors, EvroTarget, Karrota, RevDash dhe RunwayExtenders do të vijnë me plotë pozita të hapura, për të cilat ti mund edhe të caktosh intervista pune.

Ky super-event do të mbahet në Swiss Diamond Hotel Prishtinë më 10 shtator me fillim nga ora 10:00am.

Përveç takimeve me kompani, çdo pjesëmarrës do të ketë mundësi që të dëgjojë edhe një panel diskutimi me temën “Developing Career in Tech”, nga profesionistë të fushës dhe të marrin insights për atë që po kërkohet në tregun konkurrues të punës.

Nga ana tjetër, për të gjithë ata që përveç një vendi të punës, po kërkojnë edhe që të fitojnë aftësi në teknologji, do të kenë mundësi që të fitojnë edhe bursa të ndryshme për Akademitë që ofrohen në Creative Hub.

Pjesëmarrja në një panair pune është hapi i parë i duhur që mund të bësh përderisa je duke filluar një karrierë në TECH.

Takimi me kompani të njohura dhe rrjetizimi me njerëz të rëndësishëm do të rrisin shanset tua për të siguruar një vend stabil pune.

Ne po të presim me 10 shtator që të qojmë karrierën tënde në një tjetër nivel!

Merr biletën tënde në creativehubkos.com/tech-job/