Elvis Rexhbeçaj e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në futbollin gjerman.
Në fakt në Gjermani është zhvilluar raundi i parë i Kupës së shtetit, teksa Koln ka marrë fitore të thellë 0-6 te Altglienickes.
E në këtë takim më i dalluari tek Koln ishte mesfushori nga Kosova, Elvis Rexhbeçaj që shënoi dy gola.
Mesfushori kosovar realizoi golat në minutën e 36-të të parin dhe në 63-ten të dytin personal.
Përveç dy golave, Rexhbeçaj edhe asistoi në një tjetër duke kompletuar një ndeshje të madhe.
Vlen të theksohet se ylli i ri është njëri nga lojtarët që po kërkohet me ngulm nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Rexhbeçaj është nën pronësi të Wolfsburgut, por është i huazuar te Kolni deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/