Site icon Telegrafi

Po kërkohet nga skuadrat më të mëdha angleze, Leon Bailey shënon golin e vitit në Gjermani

Leon Bailey është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë edicion me Bayer Leverkusenin.

Sulmuesi xhamajkan ka shënuar nëntë gola e ka bërë gjashtë asistime në 16 ndeshje të zhvilluara me klubin gjerman.

E falë këtyre statistikave, ai është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar nga gjigantët anglez.

Manchester United, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Everton janë ekipet që duan transferimin e lojtarit.

Megjithatë sulmuesi anësor në ndeshje ndaj Hoffenheim ka shënuar golin e vitit në Gjermani.

Vetëm katër minuta pasi filloi ndeshja, Bailey realizoi një gol spektakolar nga një pozitë shumë e vështirë.

23-vjeçari goditi fuqishëm nga distanca për të realizuar në kënd njërin nga golat më të mirë në Gjermani këtë vit dhe jo vetëm.

Gjithsesi goli i tij në rrjetet sociale është shpërndarë jashtëzakonisht shumë dhe sigurisht që falë këtyre paraqitjeve të mira çmimi i tij është duke u rritur edhe më shumë.

Sipas medieve gjermane, Leverkusen nuk e ka ndërmend të pranojë asnjë ofertë nën 50 milionë euro. /Telegrafi/

 

Exit mobile version