Telegrafi

Po kërcente nga çatia për në pishinë, gruaja e pëson keq pasi e godet së pari strehën kur bie në ujë

Një grua në SHBA e cila u përpoq të hidhej nga çatia, goditi një strehë së pari para se të binte në pishinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti që zuri vend në një aheng, tregon dy persona që kërcyen nga çatia e një shtëpie dykatëshe drejt një pishine.

Derisa burri e menaxhoi shumë mirë situatën dhe ra me sukses në ujë, gruaja pengohet së pari nga një strehë e shtëpisë, pasi nuk mori vrull të mjaftueshëm para nisjes.

Këmba e saj pengohet nga skaji i strehës që gjendet poshtë çatisë, ndërsa më pas rrokulliset e bie në pishinë, nga ky incident ajo mund të kishe pësuar lëndime të rënda. /Telegrafi/